Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA paralajmëron Turqinë

schedule08:30 - 10 Mars, 2019

schedule 08:30 - 10 Mars, 2019

Rriten tonet mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë. Uashingtoni ka paralajmëruar me pasoja nëse Ankaraja nuk do të tërhiqet nga blerja e sistemeve raketore ruse.

Blerja e mundshme e sistemeve ushtarake ruse nga Turqia ka nervozuar Shtetet e Bashkuara dhe ka përshkallëzuar ndjeshëm marrëdhëniet Uashington–Ankara. Paralajmërimi i fundit për Turqinë vjen nga Pentagoni që i bëri thirrje presidentit Erdogan të tërhiqet.

“Nëse Turqia e merr sistemin S-400, do të ketë pasoja të rënda në marrëdhëniet tona ushtarake. Nëse ata blejnë sistemet mborjtëse ruse, atëherë nuk do të marrin avionët tanë F-35 dhe sistemin raketor “Patriots””.

Sistemi tokë-ajër Patriots, ka si funksion kryesor mbrojtjen nga raketat balistike dhe është alternativa konkurruese e S-400 ruse. Kjo deklaratë e Pentagonit është e para e drejtpërdrejtë për Rusinë.

Pak ditë më parë, edhe komandanti i ushtrisë amerikane për Europën, Curtis Scaparrotti, këshilloi Kongresin të bllokonte marrjen e avionëve F-35 nga Turqia, pasi siguria e tyre është e kompromentuar nëse blihen sistemet ruse S-400.

Por Ankaraja nuk ka ndërmend të bëjë hapa pas. Presidenti Erdogan pohoi të enjten se marrëveshja me Moskën do të mbyllet dhe se vendi i tij mund të blejë gjithashtu sistemet e avancuara ruse S-500./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!