Bashkimi Evropian vijon që të bëjë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë.
Kryediplomati i BE-së Josep Borrell në reagimin e tij më të fundit në rrjetet sociale shkruan se kjo luftë duhet që të ndalet menjëherë.
“Kjo luftë duhet të ndalet tani. Unë bëj thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. Unë bëj thirrje për krijimin e menjëhershëm të korridoreve humanitare,” ka shkruar Borrell.
Ndër të tjera ai ka shtuar se blloku po qëndron në krah të Moldavisë, e cila po pret më shumë se 20,000 fëmijë refugjatë që ikin nga lufta./abcnews.al