BBCZëvendës kryeministrja e Ukrainës thotë se NATO është pjesërisht përgjegjëse për vdekjen e civilëve në vend, pasi NATO ka refuzuar të vejë në zbatim zonën e ndaluar të hapësirës ajrore në Ukrainë.
“Gjaku i civilëve, përfshirë nënën dhe babanë e dy fëmijëve që lindën dje dhe vetëm sot humbën prindërit e tyre në një shpërthim nuk është vetëm në duart ruse“, tha Olha Stefanishyna për BBC.
KËTU lexoni gjithçka nga lufta sot në Ukrainë
Zëvendëskryeministrja ukrainase kërkoi falje për gjuhën jo diplomatike gjatë intervistës, duke thënë se po fliste ndërsa po i fshihej bombave ruse në një strehë
Lexo edhe: Lufta Ukrainë-Rusi në Detin e Zi, goditet me raketë anija e një shteti tjetër, humb jetën një person
Sipas zëvendës kryeministres, anëtarët e NATO-s kanë refuzuar të krijojnë një zonë ndalim-fluturimi pasi janë të shqetësuar se kjo do të përshkallëzonte konfliktin duke i vënë forcat perëndimore në luftime të drejtpërdrejta me forcat ruse./abcnews.al/