Dy vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj janë dy binjakët më të njohur në Shqipëri. Ata ishin të ftuar në emisionin “Thumb”, ku në këndin e rrëfimit, përballë Fatmës dhe Aulonës kanë treguar se kanë në plan një projekt të ri.
Dy aktorët e “Al Pazar” nuk treguan shumë detaje, por thanë që do jetë diçka ndryshe nga spektaklet e tjera në Shqipëri.
Romeo Veshaj: Kemi në plan një projekt të ri që është pak shpejt që ta themi çfarë është.
Fatma Haxhialiu: Do të jetë projekt solo? Do dilni dhe ju si kolegët tuaj më vete?
Romeo Veshaj: Po, pak a shumë, por do ta merrni vesh.
Fatma Haxhialiu: E keni menduar mirë?
Donald Veshaj: E kemi menduar mirë.
Aulona Musta: Nuk duhet të jetë spektakël humori kam përshtypjen, por diçka tjetër?
Donald Veshaj: Jo, do jetë diçka tjetër që ndoshta në Shqipëri do jetë ndryshe.
Aulona Musta: Do jeni po në Vizion plus?
Romeo Veshaj: Kështu mendohet, tani është pak herët, por po merremi me këtë projekt./abcnews.al