Vrau gruan/mbetet në qeli Metushi” M’u errën sytë  

schedule16:50 - 25 Nëntor, 2017

schedule 16:50 - 25 Nëntor, 2017

Gjykata për Krimet e Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Sami Metushin, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sose Metushi. 50 vjeçari u përlot në sallën e gjyqit, ndërsa rrëfeu debatin e fundit me viktimën para se ta qëllonte me thikë. Krimi në familje ndodhi të enjten në banesën e çiftit në Karpen të Kavajës.

 “I kerkova të më qepte pantallonat dhe të më ndihmonte për disa punë. Ajo nxori disa herë justifikime. Pastaj më tha: Ne të dy kemi mbaruar punë bashkë. Ik ku të duash. Aty m’u errën sytë dhe nuk di se ç’bëra”. I mbytur në lot, Sami Metushi e ka përshkruar me këto fjalë debatin e fundit me bashkëshorten e tij, Sose Metushi, para se ta qëllonte disa herë për vdekje me një biçak.

Pendesa e 50 vjeçarit nuk ndikoi tek gjyqtarja Irena Gjoka, e cila caktoi për të masën e sigurisë “arrest në burg”.

Gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura, prokurori tha se çifti i bashkëshortëve ishte përfshirë në grindje dhe debate që prej 4 vitesh. Sipas deklarimit të dhënë, Metushi kishte pretenduar se bashkëshortja i kishte kthyer edhe fëmijët kundër. Në lidhje me ngjarjen, prokurori ka saktësuar se mes bashkëshortëve ka pasur një debat të fortë, që ka kulmuar me krimin brenda familjes. Nga ana tjetër, avokatja mbrojtëse e Metushit, Edlira Naqellari, i ka kërkuar gjykatës kryerjen e një akt-ekspertimi psikik për klientin e saj.

Krimi brenda familjes ndodhi paraditen e të enjtes në banesën e çiftit në Karpen të Kavajës. Pasi qëlloi të shoqen, Sami Metushi kishte lajmëruar dalin e tij të madh. Ishte ky i fundit që ka vënë në dijeni policinë për ngjarjen. 50 vjeçari u arrestuar pranë banesës së çiftit./abcnews.al

https://youtu.be/Dbbgmy7aqbg