Digjet gjatë natës makina në pronësi të një biznesmeni në Lezhë. Burime të “abc neps” thonë se nga kamerat e sigurisë së ambientit ku ishte parkuar makina është zbuluar që autorë ishin dy persona. Aktualisht biznesmeni ndodhet në Londër së bashku me familjen e tij.
Makina e një biznesmeni nga Lezha është djegur gjatë natës ndërsa ishte e parkuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit dhe makina e shkrumbuar i përket shtetasit me iniciale A.F .
Ai është i njohur në fushën e biznesit te kampingjeve. Nga verifikimi i kamerave të sigurisë, të cilat janë sekuestruar nga policia, dallohen dy persona të cilët kanë hyrë brenda ambienteve të rrethuara të biznesit dhe i kanë vënë flakën makinës. Më pas ata janë larguar nga vendngjarja.
Nuk bëhet e ditur nëse autorët kanë qenë ose jo të maskuar. Mjeti fuoristrade tip Mercedez është djegur plotësisht, ndërsa policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët. Biznesmeni ndodhet në Londër së bashku me familjen e tij . Pronari i mjetit pas ngjarjes ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd./abcnews.al