Nga Ema Shazivari
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, ka pasur impakt edhe tek qytetarët shqiptarë. Krahas frikës për një krizë ekonomike i frikësohen edhe faktit që lufta mund të përhapet edhe në Ballkan. I druhen ndonjë sulmi të mundshëm mes Serbisë dhe Kosovës.
Sociologia Arjana Muça thotë për ABC, se paniku ka filluar pasi njerëzit po blejnë rezerva ushqimore. Ajo e krahason situatën me nisjen e pandemisë në vend.
Për Muçën një tjetër shkak i përhapjes së panikut është mungesa e aftësisë së liderëve për të qetësuar popullin.
/abcnews.al