Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Rikthimi pas një dekade, Hana Cakuli: Angazhimi muzikor në Gjermani dhe historia prekëse pas këngës së fundit

schedule08:47 - 1 Mars, 2022

schedule 08:47 - 1 Mars, 2022

Hana Cakuli është rikthyer në muzikë pas afro një dekade. Këngëtarja e shumë hiteve që bëri për vete gjithë publikun ka publikuar së fundmi këngën “Përjetë”, një dedikim për dy persona që nuk jetojnë më. Në një intervistë që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Hana tregoi se në fakt nuk është larguar nga muzika pasi në Gjermani, ku po jeton prej vitesh, ka krijuar një bandë muzikore.

“Kam 9 vite që jam në Gjermani dhe gjithë kjo kohë kam qenë me adaptimin në Gjermani, kam bërë masterin, u martova dhe u bëra me dy vajza. Kam krijuar një bandë, këndojmë këngë angleze por dhe italiane dhe gjermanisht. Fokusi ka qenë këtu prandaj dhe publiku shqiptar nuk më ka parë. Isha thjesht shumë e zënë me jetën dhe muzikën.”, tha Hana.

Më tej, ajo u ndal dhe te kënga që sapo ka lancuar, duke zbuluar dhe historinë e trishtë që qëndron pas.



Kjo është një dedikim dhe e di që mediat e marrin si një rikthim timin. Por të më pyesni personalisht është e ndarë nga të gjithë këngët e tjera. Është me animin sepse shfaqen këta dy persona që i kushtohet kënga. Shumë veta e gjejnë në këto dy vitet e fundit me koronën. Por siç e thashë, një projekt komplet i ndarë nga të tjerët, është emocionues te mua dhe kushdo që është përfshirë në realizmin e kësaj kënge.

Është çift dhe çfarë e bën dhe më speciale dhe të dhimbshme këtë rrëfim është se fillimisht humb jetën femra dhe mashkulli deshi t’ja bëjë këtë këngë por pas disa muajsh humb jetën dhe ai. Ishte në mes të projektit dhe në fund mori një kah komplet tjetër. Në vend të një personi iu kushtua të dyve. E quajmë një rrëfim historie gjithë ky projekt. Kanë qenë familjarë shumë të afërt prandaj ka qenë e vështirë ta këndoj këtë këngë në studio.”, tha Hana. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!