Putin kërcënon shtetet që po pajisin me armë Ukrainën: Do mbani përgjegjësi nëse goditen forcat ruse

schedule21:04 - 28 Shkurt, 2022

schedule 21:04 - 28 Shkurt, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar shtetet që janë duke dërguar municione dhe pajisje ushtarak në Ukrainë. Sipas raportimeve, Ministria e Jashtme ruse ka njoftuar se vendet që po pajisin me armë Ukrainën do te mbajnë përgjegjësi direkte nëse ato armë do të përdoren për të goditur forcat ruse.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian njoftoi të dielën se do të financojë blerjen dhe dërgimin e armëve në Ukrainën që aktualisht është një zonë lufte. Lajmin e bëri të ditur në një konferencë për mediat Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Kjo është hera e parë që blloku financon mbështetje ushtarake për një shtet që ndodhet nën sulm dhe iniciativa u mbështet nga vendet anëtare. Finlanda njoftoi më herët se do të dërgonte armë në Ukrainë dhe së fundmi të njëjtën gjë bëri të ditur edhe Norvegjia.

Vendi skandinav do të dërgojë në Ukrainë 226 milionë dollarë ndihmë humanitare dhe pajisje ushtarake.

Qeveria norvegjeze njoftoi masat mbështetëse në një deklaratë të hënën, duke thënë se kjo “ndarje e jashtëzakonshme për Ukrainën synon të rrisë përpjekjet e aktorëve humanitarë për të ndihmuar grupet më të cenueshme, përfshirë fëmijët”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!