Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi të dielën kalimin në një regjim të veçantë të shërbimit të forcave të ushtrisë që kanë kontrollin e mbushjeve bërthamore të Rusisë. Urdhri i liderit rus erdhi “ për shkak të deklaratave agresive nga Perëndimi” pasi ai urdhëroi pushtimin e Ukrainës.
“Zyrtarët e lartë të vendeve kryesore të NATO-s po bëjnë gjithashtu deklarata agresive kundër vendit tonë, prandaj urdhëroj Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm [të Forcave të Armatosura të RF] të ngrënë forcat parandaluese të ushtrisë ruse në një regjim special”, tha Putin të dielën në një takim në Kremlin me ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse Valery Gerasimov, sipas TASS.
Por cili është kapaciteti i Rusisë kur vjen puna tek armët bërthamore?
Aktualisht, llogaritet të jenë mbi 13 mijë koka bërthamore në duart e nëntë vendeve. Në krye të listës të përpiluar nga Federata e Shkencëtarëve Amerikanë (FAS) , janë Rusia dhe SHBA, me një arsenal të kombinuar prej afër 12,000 armësh nukleare.
Të dy vendet i janë nënshtruar programeve të çarmatimit, gjithsej 3,660 janë zyrtarisht “jashtë përdorimi” dhe në pritje të çmontimit, por aktualisht janë ende të paprekura. Sipas, FAS, Rusia ka në total një inventar prej 5,977 armësh nukleare, numri më i lartë në botë kurse SHBA ka 5,428, Franca 290 dhe Britania e Madhe 225. /abcnews.al/