Bisedimet me Rusinë, reagon zyrtari i lartë i Ukrainës: Moska jashtëzakonisht e njëanshme

schedule18:45 - 28 Shkurt, 2022

schedule 18:45 - 28 Shkurt, 2022

Bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë që u zhvilluan më herët sot ishin “shumë të vështira”. Kjo është bërë e ditur nga këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak. Podolyak e përshkroi palën ruse si “jashtëzakonisht të njëanshme”.

“Negociatat janë të vështira. Megjithatë, tashmë pa ndonjë ultimatum të detyrueshëm. Fatkeqësisht, pala ruse është ende jashtëzakonisht e njëanshme në lidhje me proceset shkatërruese që ka nisur.”

Bisedimet ruse dhe ukrainase kanë përfunduar në Bjellorusi dhe të dy palët janë kthyer në kryeqytetet e tyre për konsultime.

“Delegacionet ukrainase dhe ruse mbajtën raundin e parë të negociatave. Qëllimi i tyre kryesor ishte të diskutonin armëpushimin dhe përfundimin e veprimeve luftarake në territorin e Ukrainës. Palët kanë përcaktuar temat ku janë përcaktuar vendime të caktuara. Në mënyrë që këto vendime të të zbatohet si udhërrëfyes, palët po kthehen për konsultime në kryeqytetet e tyre. Palët diskutuan për mbajtjen e një raundi tjetër negociatash ku mund të zhvillohen këto vendime”, tha ai të hënën.

Në momentet e fundit janë dëgjuar tre shpërthime të mëdha në Kiev. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!