FOTO/ Mjetet e transportit urban në Tiranë “vishen” me flamurin ukrainas

schedule12:46 - 28 Shkurt, 2022

schedule 12:46 - 28 Shkurt, 2022

Transporti urban në Tiranë është solidarizuar me Ukrainën e cila prej 5 ditësh ndodhet nën sulmin ushtarak të Rusisë.

Në fotot e siguruara nga ABC, konkretisht mjetet e transportit urban të linjës Kombinat-Kinostudio kanë vendosur në pjesën e përparme flamurin e Ukrainës.

KËTU lexoni gjithçka në lidhje me zhvillimet e sotme mbi luftën në Ukrainë

Ditën e djeshme qytetarë të shumtë në Tiranë u mblodhën në protestë para ambasadës ruse duke shprehur solidaritetin e tyre me Ukrainën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!