Të gjithë maturantët e gjimnazit “Said Najdeni” në Peshkopi kanë bojkotuar mësimin. Shkak është bërë një vendim i Drejtorisë Arsimore Dibër për largimin e mësuese së tyre të anglishtes nga ajo shkollë në një shkollë fshati.
Vendimi për largimin e mësueses së tyre të anglishtes nuk është pritur mirë nga gjimnazistet e shkollës “Said Najdeni” në Peshkopi.
Pas marrjes së lajmit të gjitha maturat bojkotuan mësimin. Zhvendosjen e mësueses së një shkollë tjetër e konsiderojnë të padrejtë.
Me pas ata iu drejtuan Drejtorisë Arsimore të Dibrës për t’i dorëzuar një peticion. Fatbardha Miftari ka 12 vite punë në arsim, dhe prej 11 vitesh është mësuese në Gjimnazin Said Najdeni . Ajo u premtoi nxënësve të saj se do të kërkojë drejtësi.
Në urdhrin e largimit të Drejtorisë Arsimore Dibër thuhet se në shkollën 9 vjeçare Mustafë është krijuar një vend i lirë pune pas largimit të një mësueseje anglishteje pa arsim përkatëses. Në vend te saj është emëruar mësuesja Fatbardha Miftari. Gjimnazistët nga ana tjetër paralajmërojnë bojkote të tjera të mësimit nëse nuk rikthehet mësuesja e tyre e anglishtes./abcnews.al