Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Diaspora, “doktor ia fute kot”/ “Autogoli” i Berishës, baristi nga Gjermania: Ti ishte arsyeja e largimit!

schedule15:28 - 14 Prill, 2026

schedule 15:28 - 14 Prill, 2026

TIRANË– Një shuplakë e hidhur nga diaspora. Në ditën kur shqiptarët nga gjithë bota u mblodhën në Tiranë në Samitin e IV, doktori e sulmoi këtë moment festiv, duke e kthyer si gjithmonë, në një sebep politik.

“Në takimin me shqiptarët e diasporës, mori fjalën Edi Rama, armiku më i egër i kombit shqiptar pas Enver Hoxhës. Ai është armik i egër i interesit kombëtar, i vokacionit perëndimor dhe vetë ekzistencës së shqiptarëve si komb”, tha Berisha.

Dhe për të çuar deri në fund sulmin e tij, doktori publikoi postimin e një baristi shqiptar në Gjermani, i cili kritikonte komentet e kryeministrit për korrupsionin.



Diaspora është sa patriotike, por dhe aq kritike. Megjithatë baristi shqiptar me 4 milion ndjekës në “Facebook”, ndonëse kritik i Ramës, Berishën nuk e la mangut, por i dha një shuplakë jo me 4, por me 5 yje.

“Kur ju erdhët në pushtet, unë nuk i kisha mbushur ende 18 vjeç, dhe ajo që ju i bëtë Shqipërisë – ekonomikisht, shoqërisht dhe mbi të gjitha një brezi të tërë të rinjsh si unë – është ndër dëmet më të mëdha që i janë bërë këtij vendi. Ju i detyruat njerëz si unë të mos e shohin më të ardhmen në vendin e tyre dhe të largohen”, shkruan Dritan Alsela.

Një provë kjo, se shqiptarët vërtet mund të mendojnë ndryshe për Edi Ramën, por për Shqipërinë, nuk përçahen më për hir të Sali Berishës.

Ndaj dhe në zgjedhjet e 11 majit, diaspora, i dha doktorit një humbje edhe më të thellë se sa shqiptarët brenda vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!