Kievi ndodhet nën bombardim të ashpër aktualisht prej avionëve rusë, të cilët po përpiqen të thyejnë qendresen në kryeqytetin Ukrainas me qëllim ndryshimin e qeverisë dhe vënien në krye të saj një kukull të tyre.
Banorët janë njoftuar më herët që të futen në stacionet e metrove disa metra nën tokë me shpresën që aty nuk do të goditen nga raketat dhe predhat ruse.
“Mia was born in shelter this night in stressful environment- bombing of Kyiv. Her mom is happy after this challenging birth giving.
When Putin kills Ukrainians we appeal to mothers in Russia and Belarus to protest against Russia war in Ukraine” via @HopkoHanna pic.twitter.com/KKOGiMXHCF— Olga Tokariuk (@olgatokariuk) February 25, 2022
Gazetarja ukrainase e EFE.com, Olga Tokariuk ka publikuar sëfundmi një foto të një foshnjeje që ka lindur aty teksa rusët bombardojnë kryeqytetin, raporton abcnews.al.
Mia, siç quhet vajza, lindi në një situatë plotë stres, nëna e saj është e lumtur që i shpëtoi rrezikut të lindjes, shkruan gazetarja duke i kërkuar nënave në Rusi dhe Bjellorusi që të protestojnë kundër luftës.
Përgjatë dy ditëve, lufta në Ukrainë ka shkaktaur një numër të madh të vdekurish nga civilët, një numër që shkon më shumë se 150 sipas autoriteteve vendase, ndërsa palët deklarojnë edhe humbje të mëdha ushtarake. /abcnews.al