“Kemi frikë se mos Putin pushton gjithë vendin” Nis largimi masiv i ukrainasve pas pushtimit rus

schedule17:03 - 25 Shkurt, 2022

schedule 17:03 - 25 Shkurt, 2022

Mijëra qytetarë ukrainas kanë braktisur shtëpitë e tyre, që prej hyrjes së ushtrisë së Putin në vend.

Me zemër të thyer, por me shpresën për një jetë më të sigurt për fëmijët e tyre, ukrainasit kanë marrë valixhet dhe janë dyndur drejt vendeve fqinje, siç është Polonia në veri dhe Moldavia në jug.
Shumica prej tyre janë gra dhe fëmijë, shkruan BBC.
Lexo edhe: Rusia e fortë në numra, Ukraina në terren: Si krahasohen ushtritë e dy vendeve? Mijëra të vdekur në dy ditë luftë

Që nga mesnata e së enjtes, burrave midis moshave 18 dhe 60 vjeç, u është kërkuar të mos largohen nga vendi, pasi duhet të qëndrojnë dhe të luftojnë për të mbrojtur atdheun e tyre.
Një ndër destinacionet për civilët e Ukrainës që kërkojnë të largohen nga vendi është kufiri me Hungarinë në Beregsurany.

Shumica preh tyre e kalojnë janë në këmbë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe janë kryesisht hungarezë me nënshtetësi ukrainase.

“Kemi frikë se rusët do të pushtojnë të gjithë vendin. Kjo është një frikë. Tjetra, është se kemi frikë se njerëzit tanë që mbeten pas do të rekrutohen,”, tha për BBC një 44-vjeçare ukrainase, e cila ishte nisur për në Hungari.

Lexo edhe:Eksod masiv në Ukrainë, gra dhe fëmijë nisen në këmbë drejt kufirit për t’i ikur luftës

Nga ana tjetër burrat me kombësi hungareze thonë se nuk do të marrin pjesë në luftë, sepse kjo luftë nuk i përket atyre, duke thënë se ofensiva ushtarake është një çështje midis Rusisë dhe Ukrainës.
“Është një luftë midis Ukrainës dhe Rusisë. Nuk është lufta jonë”, u shprehën ata për BBC..abcnews.al/