Tre viktima dhe mbi 200 të infektuar me Covid në Kosovë

schedule15:10 - 23 Shkurt, 2022

schedule 15:10 - 23 Shkurt, 2022

Tre persona kanë humbur jetën dhe 257 të tjerë janë konfirmuar të infektuar me Covid gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Në orët e fundit bëhet me dije se nga 2.840 testime, 257 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në raportin e ministrisë së Shëndetësisë theksohet se janë shëruar 593 qytetarë, duke e çuar në 219 502 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.809.730 doza të vaksinës. Ndërkohë në total janë  3057 raste aktive./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!