Presidenti rus Vladimir Putin vendosi mbrëmë njohjen e pavarësisë së Luhanskut dhe Donbasit në Ukrainë. Dy i cilësuar si të shkëputura këto dy zona, përpara se ta merrte këtë vendim, ai e diskutoi me anëtarët e Këshillit të Sigurisë.
Teksa i drejtohet shefit të shërbimit sekret Sergei Naryshkin të shprehet nëse është pro njohjes së pavarësisë së këtyre dy zonave separatiste të Ukrainës Lindore, Naryshkin thotë se dëshiron një gjë të tillë.
Putinit nuk i ka pëlqyer kjo përgjigje dhe kërkon reagim të prerë. Duke belëzuar në fund, ky i fundit i thotë “po”.
Putin: Flisni qartë, a e përkrahni njohjen?
Naryshkin: Unë do…
Putin: E dëshironi apo e përkrahni?
Naryshkin: Unë i mbështes ato si pjesë e Federatës së Rusisë.
Putin: Nuk është ajo çfarë po diskutojmë! E përkrahni njohjen e pavarësisë?
Naryshkin (duke belëzuar): Po
Смотреть на Нарышкина спокойно невозможно, конечно pic.twitter.com/VvBGQA9kOI
— Кира Ярмыш (@Kira_Yarmysh) February 21, 2022
g.v/abcnews.al