Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në OKB tha se vendi i saj do të shpallë sanksione të reja ndaj Rusisë

schedule05:31 - 22 Shkurt, 2022

schedule 05:31 - 22 Shkurt, 2022

Mbretëria e Bashkuar do të shpallë sanksione të reja ndaj Rusisë si rezultat i vendimit të saj për të njohur pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut dhe për të dërguar forca ushtarake në Ukrainë, tha Barbara Woodward, ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në OKB. “Do të ketë pasoja të rënda ekonomike për veprimet e saj,” tha Woodward në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Woodward tha se veprimet e Rusisë “do të kenë pasoja të rënda dhe të gjera” për jetën njerëzore, për sovranitetin e Ukrainës dhe për të drejtën ndërkombëtare raporton “CNN”. “Këshilli duhet të jetë i bashkuar për t’i bërë thirrje Rusisë për të de-përshkallëzuar menjëherë, për të dënuar agresionin kundër një kombi sovran dhe për të mbrojtur integritetin territorial të Ukrainës,” tha Woodward. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!