Ish-kryeministri Sali Berisha, është shprehur në Syri Tv se është i gatshëm për një debat publik me Ramën dhe Bashën, pasi është në interes të elektoratit dhe zgjedhësve.
Pyetjes së moderatorit Peka se a do pranoni një debat publik me Ramën dhe Bashën bashkë apo tek e tek, Berisha u shpreh i gathëm të përballet në publik me të dy bashkë apo qoftë edhe tek e tek nëse duan, por që u shpreh i sigurtë se asnjëri prej tyre nuk do të pranonte sepse e dinë që do ti zbërthente gënjeshtrat dhe zullumet e tyre në kurriz të qytetarëve shqiptarë.
Peka: A do pranoni një përballje për këto zgjedhje me Edi Ramën dhe Lulzim Bashës?
Peka: Me të dy bashkë apo tek e tek?
Berisha: Po si të duan. Sepse unë duhet të respektojë zgjedhësit, se për mua, unë nuk dua asnjërin as tjetrin.
Peka: Po vetëm debat me Lulzim Bashën?
Berisha: Që nesër. Po ku vjen ai. Le të vijë po të dojë. Nuk ka le të vijë.
Peka: Në këto kushte do ishte një debat më me interes me Bashën se me Ramën.
Berisha: Në fakt më mirë me origjinalin se sa me kopjen, por unë për hir të zgjedhësve pranoj debat me të dy, po nuk vjen Edi Rama. Pse nuk vjen, nuk vjen sepse nuk ka asgjë për të thënë për zgjedhësit, nuk ka e di që unë do ta zbërthejë atë qeverisjen e tij dhe qëndrimet e tij të mirëfillta çnjerëzore për shqiptarët.