Putin njohu pavarësinë e Ukrainës Lindore, Johnson: Gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar

schedule20:45 - 21 Shkurt, 2022

schedule 20:45 - 21 Shkurt, 2022

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson e ka konsideruar njohjen e pavarësisë së Donetskut dhe Luhanskut nga Rusia, “qartësisht në shkelje të ligjit ndërkombëtar”.

“Është një shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës. Është një mohim i procesit të Minskut dhe marrëveshjeve të Minskut dhe mendoj se është një ogur shumë i keq dhe një shenjë shumë e errët”, tha ai.

Ai thotë se njoftimi i Putinit është një tjetër tregues se gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar në Ukrainë.

“Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të bëjë gjithçka që mundemi për të qëndruar pranë popullit të Ukrainës”, duke përfshirë përgatitjen e sanksioneve “të fuqishme” dhe vazhdimin e “fortifikimit” të krahut lindor të NATO-s.

Këto territore tani konsiderohen nga Rusia si shtete sovrane, pjesë e Federatës Ruse, jo të Ukrainës. Në një konferencë drejtuar kombit, shefi i Kremlinit foli për historinë e Bashkimit Sovjetik e tha se Ukraina moderne u krijua tërësisht nga Rusia. Duke iu referuar procesit të nisur pas revolucionit të 1917, Putin foli për rolin e Stalinit e Hrushovit në lidhje me Ukrainën Sovjetike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!