Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare për ta diskutuar gjendjen midis Rusisë dhe Ukrainës si edhe situatën në Ballkanin Perëndimor.
Në mbldhje po marrin pjesë, kryeministrja Ana Bërnabiç, ministrat e mbrojtjes dhe punëve të brendshme, Nebojsha Stevanoviç e Aleksandar Vulin, si edhe kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviç, drejtori i BIA-s Bratislav Gashiç, komandanti i Njësive Anti-terroriste, Spasoje Vuleviç, dhe drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç.