Beogradi është nën ethe për vendimin e 16 shtatorit në Hagë. Vetë presidenti Aleksandër Vuçiç ka paralajëmruar se Hashim Thaçi do të lirohet pa dhënë shpjegime se nga i merr ai këto informacione dhe pa kundërshtuar akuzat se Serbia ka furnizuar gjykatën speciale me prova.
“Na presin ditë të vështira. Të gjithë ata që kanë marrë pjesë në krime kundër serbëve, gjithmonë i kanë liruar. U liruan edhe ata që morën pjesë në përndjekje. U liruan Ante Gotovina dhe Naser Oriç. Dhe nuk përfundon këtu. Nga sa kuptoj, vendimi ndaj Thaçit është caktuar për më 16 shtator dhe do të jetë i tillë që do t’i llogariten ditët e kaluara në paraburgim dhe, në thelb, ai do të lirohet. Perëndimorët duan të na thonë: Serbët janë fajtorë për gjithçka”, u shpreh ai.
Presidenti serb thotë se nuk beson tek drejtësia e Hagës dhe se vendi i tij nuk është njoftuar zyrtarisht për vdekjen e “kasapit të Bosnjës” Ratko Mlladiç, për të cilin autoritetet kanë planifikuar funeral me nderime të larta shtetërore.
Frika e presidentit serb është se vendimi i Hagës do ta shtoj presionin mbi republikën e tij, si vend që aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.
“Kjo fushatë bëhet për të ardhmen dhe për presione të mëtejshme ndaj Serbisë. Shikoni çfarë rastësie, sepse atyre u pëlqejnë simbolet: 15 shtatori është festa jonë kombëtare, Dita e Unitetit Serb, ndërsa vendimi është caktuar për datën 16. E di mirë dhe do të doja shumë të gaboja: do të ketë diçka dënuese, por jo për tragjedinë dhe viktimat serbe.”, shtoi ai.
Serbia u bombardua nga amerika për 78 ditë në 1999, për të parandaluar planin serb për spastrim etnik të shqiptarëve te Kosovës, ndërsa UÇK shtroj rrugën për pavarësinë e vendit.

