Nuk është vetëm Berisha, Yuri Kim: Janë 4 “non grata”

schedule11:04 - 21 Shkurt, 2022

schedule 11:04 - 21 Shkurt, 2022

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka sjellë në vëmendje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sanksionuar publikisht katër persona në Shqipëri.

Ky sqarim i diplomates vjen pas deklaratës së saj pak më herët sot, ku iu drejtua kandidatëve të 6 marsit se çfarë i ofrojnë votuesve nëse sponsori i tyre kryesor është shpallur “non grata” nga SHBA.

Lexo edhe: Yuri Kim për kandidatët e Berishës: Sponsori juaj i shpallur “non grata”, çfarë po u ofroni votuesve?

Kim në një postim në Twitter, kujton se janë 4 persona të sanksionuar sipas Nenit 7031(c).

Kujtojmë se të shpallur publikisht “non grata” nga SHBA janë: Sali Berisha, Tom Doshi, Vangjush Dako dhe Ardiatik Llalla. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!