Tifozi i Flamengos bën çmendurinë për skuadrën e zemrës, ja gjesti i tij

schedule12:42 - 19 Shkurt, 2022

schedule 12:42 - 19 Shkurt, 2022

Dashuria për skuadrën e zemrës nuk njeh limite, dhe këtë e ka treguar një tifoz. Mauricio dos Anjos është një nga fansat më të zjarrtë të skuadrës së Flamengos, i cili ka bërë një gjest prej një të “çmenduri”.

Shumë tifozë futbolli janë lyer me ngjyrat e klubit të tyre, ose kanë bërë tatuazh në trupin e tyre një kreshtë, ose ndonjë shenjë tjetër të skuadrës që do ta duan përgjithmonë.

Megjithatë, shumica nuk shkojnë aq larg sa braziliani Dos Anjos, i cili me të vërtetë shkoi shumë larg për Flamengon në vitin 2018, kur bëri tatuazh fanellën e tyre në trupin e tij.

35-vjeçari u fut plotësisht me artin e tij të trupit, duke vendosur fanellën në të gjithë trupin e tij, me sa duket duke hequr qafe nevojën për të veshur një bluzë sa herë që viziton Maracana.

Dos Anjos shpjegoi pse vendosi të bënte fanellën e Flamengos tatuazh në trupin e tij.

“Gjithmonë kam dashur të bëj një tatuazh për Flamengon, që kur u bëra tifoz si fëmijë. Kam marrë një shkaba [nuskë e ekipit] me mburojën e Flamengos në biceps tim. Vitin e kaluar vendosa të bëj një tatuazh të fanellës, gjë që në fakt do të doja ta bëja prej kohësh. Por, mendova se do të ishte shumë e shtrenjtë, mbi katër mijë euro. Kështu që zgjodha të marr diçka më të vogël, që mbulonte vetëm një pjesë të shpatullës dhe gjoksit tim. Artisti i tatuazheve kërkoi 200 euro, por ndërsa biseduam ai më tha se do ta bënte të gjithë fanellën pa kosto shtesë, vetëm për ekspozimin”.

I pyetur nëse kishte ndonjë pishman për tatuazhin, Dos Anjos mbase pa befasi tha: “Më beso, nuk jam penduar kurrë”.

/f.a/abcnews.al