Dashuria e një djali nëntëvjeçar për futbollin u shndërrua në një polemikë në shkollë pasi u pa duke festuar drejtpërdrejt në televizion gjatë një ndeshjeje të madhe. Ajo që filloi si një udhëtim emocionues për të parë ekipin e tij të preferuar përfundoi me një njoftim zyrtar nga shkolla e tij. Më shumë se kaq, një lajm kombëtar dhe një debat i nxehtë në internet.
Sammy Scott, një tifoz i ri i Neëcastle United nga North Tyneside, udhëtoi për në Londër me babanë e tij Mark për të parë ndeshjen e skuadrës së zemrës kundër Arsenal në Kupën e Ligës.
Ai kishte marrë një ditë pushim nga shkolla pasi nëna e tij i informoi se nuk ishte mire me shëndet.
As ai dhe as babai i tij nuk prisnin që vizita e tyre në stadium do të bëhej së shpejti lajm kombëtar.
Në atë ndeshje, Neëcastle mundi Arsenal 2-0 në stadiumin “Emirates”. Ndërsa Anthony Gordon shënoi, kamerat televizive u drejtuan nga tribuna dhe kapën Sammy duke kërcyer nga entuziazmi. Dyshja baba-bir nuk e kishin idenë se po filmoheshin. Pak më vonë, telefoni i Markut filloi të binte me mesazhe nga miqtë dhe të afërmit që i kishin parë në Sky Sports.
Kjo pamje nuk I shpëtoi as drejtorisë së shkollës, që me një mesazh zyrtar njoftoi prindërit e Sammy se mungesa e tij do të riklasifikohej në të pajustifikuar.
Asnjë në krahasim me fitoren e madhe të skuadrës, por rrjeti u nda në dy pjesë. Ndërsa disa e quajtën atë një kujtim të padëmshëm fëmijërie, të tjerë thanë se mungesa e shkollës nuk duhet të inkurajohet.


