SHBA i ka thënë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se i takon atij nëse do të largohet nga Ukraina këtë fundjavë për të marrë pjesë në një konferencë të sigurisë në Gjermani.
Zelensky është planifikuar të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut të shtunën për takime, duke përfshirë edhe nënpresidenten e SHBA-së, Kamala Harris. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se një pushtim rus i Ukrainës mund të ndodhë në çdo moment.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki u pyet nëse ndonjë zyrtar amerikan i kishte përcjellë Zelensky shqetësimin për largimin nga vendi i tij në mes të krizës aktuale. Ajo nuk pranoi të thellohej në detaje të “bisedave diplomatike private”.
“Është një vendim që i takon atij ta marrë”, tha ajo. “Kjo është ajo që ne e përcjellim edhe privatisht. Por pavarësisht se çfarë vendimi do të marrë, ai do të ketë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara”, shtoi ajo. /abcnews.al