Zjarri në tragetin që udhëtonte drejt Italisë, Peleshi nxjerr pamjet: Në operacion edhe pala shqiptare

schedule13:06 - 18 Shkurt, 2022

schedule 13:06 - 18 Shkurt, 2022

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar pamjet nga operacioni për shuarjen e zjarrit në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë që u përfshi nga flakët pranë ujërave shqiptare. Peleshi shprehet se në operacionin që po drejtohet nga pala greke janë angazhuar edhe anijet e forcës sonë detare ajo Butrinti dhe patrulluese R-117.

“Dy anijet të Forcës Detare shqiptare i janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen zjarrit në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë të përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në det. Fillimisht zjarri ka rënë jashtë ujërave tona territorial, por tashmë operacioni po kryhet në ujërat tona territorial, 5 milje larg Porto Palermos.

Në operacionin që po drejtohet nga pala greke janë angazhuar edhe anijet e Forcës sonë Detare, Butrinti dhe ajo patrulluese R-117. Më herët pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit janë evakuuar nga anija”, shkruan Peleshi.

10 persona rezultojnë të zhdukur ndërsa dy të tjerë janë ende të bllokuar brenda tragetit. Informacionet e para vijnë pas numërimit paraprak të personave që kanë dalë në breg, 278 në total nga 290 që ndodheshin në bord bashkë me ekuipazhin.

Flakët kanë shpërthyer pak pas nisjes së anijes nga porti i Igumenicës në orët e para të së premtes në Ereikousa. Alarmi ka rënë në orën 04:30 të mëngjesit dhe menjëherë ka nisur procesi i evakuimit. Pasagjerët janë larguar nga anija me varka shpëtimi. Për fat të mirë moti ishte i mirë dhe operacioni i shpëtimit ka shkuar pa probleme. /abcnews.al