Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Zjarri në tragetin që udhëtonte drejt Italisë, flakët duken me sy të lirë nga bregdeti shqiptar

schedule10:06 - 18 Shkurt, 2022

schedule 10:06 - 18 Shkurt, 2022

ABC ka siguruar pamjet nga Korfuzi mes Shqipërisë dhe Greqisë ku duken pamjet e djegies së tragetit që udhëtonte nga Greqia drejt Italisë që u shkrumbua nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm

10 persona rezultojnë të zhdukur ndërsa dy të tjerë janë ende të bllokuar brenda tragetit. Informacionet e para vijnë pas numërimit paraprak të personave që kanë dalë në breg, 278 në total nga 290 që ndodheshin në bord bashkë me ekuipazhin.



Lexo edhe: Zjarri në tragetin pranë Korfuzit, raportohet për 10 të zhdukur, disa shoferë fjetën në kamionët e tyre

Të mbijetuarit e anijes që u përfshi nga flakët ndodhen aktualisht në tre mjete lundruese dhe pritet të mbërrijnë në Korfuz për një orë. Aty roja bregdetare ka evidentuar 4 pika ku do të bëhet identifikimi i tyre për të pasur një raport më të saktë të të zhdukurve.

Flakët kanë shpërthyer pak pas nisjes së anijes nga porti i Igumenicës në orët e para të së premtes në Ereikousa. Alarmi ka rënë në orën 04:30 të mëngjesit dhe menjëherë ka nisur procesi i evakuimit. Pasagjerët janë larguar nga anija me varka shpëtimi. Për fat të mirë moti ishte i mirë dhe operacioni i shpëtimit ka shkuar pa probleme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!