Altetico Madrid ka marrë një lajm tronditës sa i takon lojtarëve. Një nga sulmuesit kryesorë të “Colchoneros” pritet të mungojë 2 muaj, duke u bërë kështu një mungesë e madhe për ndeshjet e mbetura të këtij sezoni.
Sulmuesi brazilian, Cunha ka pësuar një ndrydhje të shkallës së parë në gjurin e djathtë, dhe do të qëndrojë rreth 2 muaj jashtë fushave, duke humbur në këtë mënyrë dy takimet ndaj Manchester United në Champions League.
Kujtojmë se Atletico ndan vendin e 4-të me Barcelonën, me këtë të fundit që kanë një ndeshje më pak. /f.a/abcnews.al