Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Momenti kur Messi ndihet i vetmuar dhe nuk feston me shokët e skuadrës

schedule17:34 - 17 Shkurt, 2022

schedule 17:34 - 17 Shkurt, 2022

Një zjarr i ri në skuadrën pariziene pas fitores jetike ndaj Real Madridit (1-0) dhe sërish protagonist është Leo Messi.

Pas kritikave nga media të ndryshme franceze për performancën e argjentinasit, madje edhe miku i tij Aguero doli për ta mbrojtur në rrjetet e tij sociale, një video e re është bërë virale në rrjetet sociale që ka bërë breshëri komentesh.

Goli i mrekullueshëm i Mbappe në minutën e 94-të shpërtheu çmendurinë në Parc des Princes dhe pas fishkëllimës së fundit lojtarët e PSG -së shkuan në një nga fondet për të shoqëruar festën e tifozëve me këngët e tyre dhe duke ndjekur ritmin e koreografisë.

Mirëpo, në video shihet ftohtësia e Messit teksa gjatë festës duket në një botë tjetër ndërkohë që pjesa tjetër e bashkëlojtarëve shijon fitoren e rëndësishme të arritur ndaj Realit. SHIKO VIDEON KETU

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!