Pandemia drejt fundit? Izraeli “zbut” rregullat anti-Covid, ja çfarë mase hiqet nga sot

schedule16:14 - 17 Shkurt, 2022

schedule 16:14 - 17 Shkurt, 2022

Nga sot Izraeli ka hequr detyrimin për paraqitje të certifikatës së vaksinimit kundër Covid  në disa vende publike, duke lehtësuar kështu masat anti-Covid, pasi në vend është regjistruar ulje e numrit të rasteve të reja me koronavirus.

Kulmi i valës së pandemisë së Covid-19  ishte fundi i muajit janar, ku numri i rasteve pozitive ditore arriti në 85 mijë.

Që prej asaj periudhe infeksionet në vend kanë filluar të ulen, shkruajnë mediet e huaja.

“Vala e pandemisë po ulet”, tha kryeministri  i vendit, Naftali Bennet, në fillim të një diskutimi që mbajti me zyrtarët shëndetësorë të vendit.

Masat për certifikatën e vaksinës janë lehtësuar që prej 4 shkurtit, ku leja shëndetësore ishte e nevojshme vetëm për hyrjen në klubet e natës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!