Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ish-Ambasadori holandez uron Pavarësinë, mesazh për vendet që se njohin Kosovën: Po përdoreni nga Rusia

schedule13:44 - 17 Shkurt, 2022

schedule 13:44 - 17 Shkurt, 2022

Ish-ambasadori holandez Robert Bosch, ka dërguar një mesazh urimi për Kosovën ku dhe bën thirrje pesë vendeve që nuk e kanë njohur akoma që ta marrin një hap të tillë.

Bosch mes rreshtave për urimin në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ka dhe një mesazh për vendet që refuzojnë ta bëjnë një gjë të tillë ku thekson se ato shumë shpejt do e kuptojnë se po përdoren nga Rusia.

Ndër të tjera ai shpreson që Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja ta rishikojnë këtë vendim dhe ta njohin sa më parë shtetin e Kosovës.

“Urime Dita e Pavarësisë për Kosovën. Shpresoj që Spanja, Sllovakia, Qiproja dhe Rumania ta kuptojnë sa më shpejt se po përdoren nga rusët”, ka shkruar ish-diplomati në Facebook./abcnewës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!