Johnson skeptik: Nuk kemi prova për tërheqjen e trupave ruse

schedule22:23 - 16 Shkurt, 2022

schedule 22:23 - 16 Shkurt, 2022

“Ka pak prova që forcat ruse po tërhiqen nga kufiri ukrainas”, tha kryeministri britanik Boris Johnson në një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.

Sipas deklaratës së Doëning Street, Johnson dhe Guterres ranë dakord se një pushtim rus i Ukrainës do të kishte pasoja katastrofike dhe vendosën të vazhdojnë të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje diplomatike, por gjithashtu për të shmangur një përshkallëzim ushtarak.

Ata ritheksuan gjithashtu se shtetet kanë përgjegjësi të përmbushin detyrimet e tyre sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve anëtare të OKB-së.

Njoftimet e Rusisë se trupat po tërhiqen nga rajoni janë pritur me skepticizëm nga Perëndimi, i cili këmbëngul se Moska i mban forcat e saj në kufirin me Ukrainën. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!