Mbrëmjen e djeshme u luajt sfida mes PSG-së dhe Real Madrid në “Parc des Princes”, një takim që u vendos nga një gol i Kylian Mbappe në minutat e fundit të ndeshjes, duke i dhënë kështu fitores skuadrës parisiene.
Ekipi i drejtuar nga Mauricio Pochettino ishte dominues i lojës gjatë gjithë takimit, me Lionel Messin që në minutën e 63 humbi edhe një penallti.
Por shakatë në internet kanë “shpërthyer” dhe personazhi kryesorë është portieri i PSG-së, Gigio Donnarumma. Në portën e mbrojtur nga gardiani italian nuk kishte asnjë rast nga Real Madrid që të shqetësohej 22-vjeçari.
Shumë përdorues të Twitter-it e kishin komentuar natën e qetë të portierit, madje as Donnarumma nuk do ta kishte pritur ndonjëherë një natë kaq të lehtë kundër një prej skuadrave më të mira në botë, me shakatë që kanë shpërthyer gjatë ditës së sotme.
Donnarumma first half against Real Madrid #PSGRMA pic.twitter.com/XqlAmrAkCx
— Drax (@BlaugranaGB) February 15, 2022
Donnarumma vs Real Madrid pic.twitter.com/Bdmji7mnKB
— ? (@robiinx7) February 15, 2022
/f.a/abcnews.al