Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meta: Shqipëria dhe komuniteti ndërkombëtar qëndrojnë në krah të Ukrainës

schedule18:14 - 16 Shkurt, 2022

schedule 18:14 - 16 Shkurt, 2022

Shumë frymëzuese e ka cilësuar presidenti Ilir Meta, “ditën e unitetit” në Ukrainë, teksa 16 shkurti ishte paralajmëruar si datë e fillimit të pushtimit rus.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta thekson se Shqipëria dhe komuniteti ndërkombëtar qëndrojnë në krah të Ukrainës.

“Shumë frymëzuese dita e sotme në Ukrainë – shembull i unitetit kombëtar dhe vendosmërisë së këtij vendi mik. 

Shqipëria dhe komuniteti ndërkombëtar qëndrojnë në krah të Ukrainës, në mbështetje të integritetit të saj territorial dhe të së drejtës së popullit të saj për të zgjedhur aleancat dhe të ardhmen e tyre”, shkruan Meta.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!