Gjenerali amerikan: Kina mund të përfitojë nga kriza në Ukrainë

schedule12:27 - 16 Shkurt, 2022

schedule 12:27 - 16 Shkurt, 2022

Kina mund të përfitojë nga kriza në Ukrainë dhe të provokojë një situatë të ngashme në Azi, ndërkohë që fuqitë perëndimore janë të përqendruara në zbutjen e tensioneve me Rusinë, sipas  gjeneralit amerikan, Kenneth Wilsbach.

Vendosja e më shumë se 100,000 trupave ruse në kufirin e Ukrainës ka shkaktuar frikë në Uashington dhe kryeqytete të tjera perëndimore për një pushtim të afërt, shkruan France 24

“Kina po sheh atë që po ndodh në Europë dhe mund të  përpiqet të bëjë ndërmarrë ndonjë veprim të ngjashëm  në Indo-Paqësor, dhe kjo është një situatë shqetësuese, tha Wilsbach, kreu i forcave ajrore të SHBA-së.

Wilsbach tha se kur Pekini shprehu mbështetjen për Rusinë,  ai bisedoi me stafin  dhe “entitete” të tjera në rajon rreth synimeve të tij. Me bazë në Hawaii, komanda e Wilsbach do të luante një rol  të rëndësishëm nëse do të shpërthente ndonjë konflikt në Paqësor, raporton abcnews.al

Me kalimin e viteve, Pekini është fajësuar për nxitjen e tensioneve në rajon, për shkak të pretendimeve të vijës bregdetare. Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore nuk kanë pretendime në ato zona, ato kanë frikë se kontrolli i Kinës do të cenonte lirinë e lundrimit në rrugët ujore strategjike.

Gjatë muajve të fundit, Kina ka rritur gjithashtu presionin ndaj Tajvanit, të cilin e sheh si territorin e saj, duke dërguar avionë luftarakë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të ishullit.

Wilsbach tha se kur Kina është shumë e vëmëndshme ndaj krizave. Ai nuk hyri në detaje se çfarë mund të bënte Kina gjatë krizës në Ukrainë, duke thënë vetëm se ka një sërë opsionesh për Pekinin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!