Një 4 vjeçare është gjetur e izoluar në bodrumin e një banese nga prindërit e saj New York, të cilët e kishin rrëmbyer pasi kishin humbur kujdestarinë e saj.
Mediat huaja bëjnë me dije se vogëlushja ishte rrëmbyer nga prindërit e saj në korrik të 2019 dhe u gjet pas 3 vitesh e gjallë në shtëpinë e tyre e fshehur në një dhomë të improvizuar poshtë shkallëve.
Prindërit e kishin rrëmbyer 4 vjeçaren, Paislee Shultis nga shtëpia e kujdestarit të saj ligjor në Cayuga Heights të New York, pasi prindërit biologjikë Kim Cooper dhe Kirk Cultis kishin humbur kujdestarinë.
Autoritetet policore në Saugerties bëjnë me dije se pas shumë informacioneve se vajza ndodhej me prindërit e saj, pas kontrolleve të kryera në banesë gjetën 4 vjeçaren të fshehur në dhomën e improvizuar poshtë shkallëve dhe për këtë arsye arrestuan Kim Cooper dhe Kirk Cultis dhe babain e këtij të fundit.
Vajza u dërgua në spital për ekzaminim dhe u konstatua se ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Më vonë ajo u lirua dhe u bashkua me motrën e saj më të madhe./abcnews.al