Kurt Zouma e ka pësuar keq pasi iu publikua videoja ku shfaqet duke goditur me shkelm një mace në shtëpi. Qendërmbrojtësi ka kërkuar falje për gabimin e bërë, por janë marrë disa masa ndaj tij.
Ëest Ham e ka gjobitur dhe e ka pezulluar, ndërsa Adidas ka ndërprerë bashkëpunimin me të. Veç kësaj, Zouma ka humbur edhe kombëtaren e Francës dhe këtë e ka konfirmuar trajneri Didier Deschamps.
“Mbeta i habitur nga Kurt. Është diçka e patolerueshme, një mizori pa emër. Pamjet ishin të padurueshme. Unë nuk jam prokuror, lojtarët i zgjedh për të tjera arsye.
Gjithsesi kur një lojtar gabon, nuk grumbullohet për disa kohë. Nuk do ta ndryshoj këtë rregull”, është shprehur trajneri Didier Deschamps për “France 3”. / abcnews.al