Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka replikuar në Kuvend me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja. Ky i fundit i tha Bashës nëse është në rregull me drejtësinë.
Ndërkohë, kryedemokrati teksa e cilësoi si të pandëshkuar krimin zgjedhor në Dibër, i kujton Manjës, Saimir Tahirin, duke i thënë se një ditë do të vijë edhe dita e tij.
Replikat:
Ulsi Manja: Sa për dosjen 184 zoti Basha e kam me ty rri në rregull ri sa jam unë me drejtësinë. Po je ti gatshëm, je në rregull. Unë nuk i shmangem drejtësisë as me procedurë dhe as me raporte mjeku.
Lulzim Basha: Tani e kuptojmë pse është e rëndësishme që të mos i lëmë horrat që të festojnë një ditë që kur misioni ndërkombëtar të largohen. E kuptojmë edhe ankthin e tyre Dibra është një krim i pandëshkuar. Ky që në përgjime i premtonte horrit promovimin është promovuar vetë është bërë ministër Drejtësie. Ai që është sot ministër Drejtësie në një vend normal duhet të ishte dënuar si pjesëmarrës. Por ka një gjë, drejtësia mund të vonojë, por nuk mungon. Kujtohu pak për ish-kolegun tënd ministër të Brendshëm dhe kapardisjen e tij. Edhe mendohu mirë Ulsi Manja se për momentin mund të të duket vetja i përkëdhelur, por harroje ti se nuk do të vijë dita që të japësh llogari edhe ti me pjesë tjetër të bandës të dosjes 184.
g.v/abcnews.al