Japonia e gatshme të furnizojë me gas BE-në

schedule13:28 - 9 Shkurt, 2022

schedule 13:28 - 9 Shkurt, 2022

Ministri japonez i Ekonomisë dhe Tregtisë ka deklaruar se vendi është i gatshëm të ndihmojë me gas Europën nga frika e një krize energjitike që mund të shkaktojë një përshkallëzim ushtarak në Europë.

Ministri nuk dha informacione të mëtejshme për numrin e anijeve dhe sasitë e LNG që pritet të kalojnë në Kontinentin e Vjetër. Japonia ka të ngjarë të kërkojë koordinim me vendet e tjera për të mbështetur Europën, e cila mbështetet në furnizimet me gaz natyror nga Rusia përmes tubacioneve.

Pala japoneze tha se ka marrë këtë vendim në mbështetje të tregut europian të energjisë pas kërkesave nga diplomatët europianë dhe amerikanë.

Gjithashtu është bërë e ditur se negociatat ndërkombëtare po zhvillohen prej kohësh me synim gjetjen e burimeve alternative të energjisë për BE-në, nga frika e ndërprerjes apo reduktimit të ndjeshëm të flukseve nga Rusia për shkak të krizës në Ukrainë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!