FOTO/ Thikë në gjoks gruas, ky është burri vrasës në Fier

schedule10:50 - 9 Shkurt, 2022

schedule 10:50 - 9 Shkurt, 2022

Pas arrestimit të Petrit Manajt si edhe marrjes së dëshmive të para, policia e ka të qartë tashmë dinamikën e ngjarjes tragjike që tronditi Fierin: Valdete Manaj u vra nga bashkëshorti i saj Petriti, për motive xhelozie.

Policia u njoftua fillimisht se gruaja kishte vravë veten me thikë, por më pas u zbulua se në fakt ishte vrarë nga bashkëshorti i saj, i cili e kishte goditur disa herë më mjetin prerës në gjoks duke i shkaktuar edhe vdekjen.

Siç mësoi gazetarja Xhensila Kodra për Abcnews.al, pas vrasjes, Petrit Manaj e kishte lënë trupin e pajetë të bashkëshortes në shtëpi dhe shkoi në një restorant aty pranë për të konsumuar drekën.

Lexo edhe: Hëngri bukë me “duart me gjak”, si e inskenoi vetëvrasjen e gruas 56-vjeçari në Fier pasi e goditi me thikë

Manaj kishte shkuar në lokal për të dhënë idenë ai nuk e dinte për krimin. Pasi është kthyer, ka pretenduar se kishte gjetur të vrarë gruan e tij ka njoftuar vëllanë e tij që e kishte polic në Fier. Ishte ky i fundit që njoftoi policinë se kunata kishte vrarë veten.

Petrit Manaj akuzohet për “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, ndërsa nën cilësinë e provës materiale është sekuestruar një thikë, me të cilën dyshohet se 56-vjeçari vrau gruan.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në lagjen “Sheq i Madh” Fier.

Pas një pune hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, Policia arreston shtetasin P. M.,si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij.

Pas njoftimit të marë në sallën operative se në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, në banesën e saj një shtetase është vetëvrarë, menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Fier kanë vijuar punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga provat e grumbulluara, deklarimet e marra, këqyrjes së trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor dhe veprimet e mëtejshme hetimore të kryera nga grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorisë Fier, rezulton se shtetasi P. M., bashkëshorti i viktimës, për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasen V. M., e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Në bazë të hetimeve të thelluara, i vendosur përballë provave të adminstruara, shtetasi P. M., ka pranuar autorësinë dhe motivin e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, shtetasin P. M., 56 vjeç.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës(thikë), me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

g.v/abcneës.al