Në rreth 74% e shkollave shtetërore në Rio de Zhaneiro ka ndodhur të paktën një sulm me armë gjatë 2019. Rio është gjithashtu vendi i përplasjeve të shumta midis bandave rivale të drogës dhe midis kriminelëve dhe forcave të rendit, kryesisht në lagje të varfëra ku jetojnë më shumë se dy milionë njerëz.
Sulmet me armë kanë shkaktuar viktima të shumta, kanë terrorizuar popullsinë dhe kanë shkaktuar probleme në funksionimin e shkollave. Raporti, nga Qendra për Studimin e Sigurisë (CESEC), bazohet në të dhënat nga platforma Fogo Cruzado (Crossfire), sipas të cilës kanë ndodhur 4,346 sulme me armë zjarri në Rio gjatë 2019.
Rreth 57% e shkollave u prekën nga të paktën 10 incidente të dhunshme me përdorimin e armëve të zjarrit në vitin 2019; 11% përjetuan më shumë se 30 incidente të tilla. Incidentet e dhunshme shpesh çojnë në mbylljen e përkohshme të shkollave. Sipas raportit, të paktën 295 shkolla në Rio u mbyllen për të paktën një ditë në 2019.
/abcnews.al