Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ka dhuruar 125 herë gjak, nëna e dy binjakëve falenderon publikisht policin hero: Më shpëtove jetën

schedule08:26 - 8 Shkurt, 2022

schedule 08:26 - 8 Shkurt, 2022

Përparim Gosalci është polici më i njohur i momentit. Kjo pasi ai ka dhurur 125 herë gjak, duke shpëtuar jetë.

Rasti më i fundit ka qenë Egzona Bllaca Berisha, e cila ishte shtatzënë në pritje të dy binjakëve dhe e kishte të nevojshme të merrte gjak. Ishte pikërisht Përparimi që i shpëtoi jetës asaj dhe bebave.

Për herë të parë Egzona e ka falenderuar policin në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, duke i qenë mirënjohëse përgjithmonë.

“Një përshëndetje shumë e veçantë shkon për zotin Përparimin. Fëmijët janë mirë. Të them të drejtën, kam dëgjuar pas rastit tim. Personalisht nuk e kam takuar, prandaj dua ti bëj një falenderim publik. Me që është grup më i rrallë siç e përmendi dhe Përparimi, familjarët kanë njoftuar edhe në rrjetet sociale dhe Përparimi ishte ai që e përmbushi. Edhe fal tij jemi shëndosh e mirë”, tha ajo.

“Nuk i njoh familjarët. Sa herë që paraqitet nevoja për të dhuruar gjak, unë jam gati. Familjarët nuk i njoh, por kur vjen koha i shoh. Unë është hera e parë që e shoh zonjën se atë ditë më kanë thirr është një rast urgjent. Edhe mora leje nga eprorët e mi dhe shkova. Kur ka të bëjë me fëmijët unë jam më i ndjeshëm. Do vazhdoj të dhuroj gjak siç kam dhuruar deri tani”, u shpreh Përparimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!