Protesta anti-covid në Otava, vendi shpall gjendjen e jashtëzakonshme

schedule08:27 - 7 Shkurt, 2022

schedule 08:27 - 7 Shkurt, 2022

Otava ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të protestave anti-covid. Jim Watson tha se deklarata theksoi nevojën për mbështetje nga juridiksione dhe nivele të tjera të qeverisjes.

Mijëra protestuan sërish gjatë fundjavës.

“Karvani i kamionëve të lirisë” ka marrë mbështetjen nga shumë republikanë të SHBA-së, përfshirë ish-presidentin Donald Trump, i cili e quajti kryeministrin, Justin Trudeau, “një të çmendur” që “ka shkatërruar qytetarë me mandate të çmendura të Covid”.

Kanadaja ka regjistruar 3,125,330 raste dhe 34,722 viktima që nga fillimi i pandemisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!