Monika, Beniada dhe Donaldi kanë diskutuar për debatin e këtij të fundit me Einxhel. Moderatorja e ka akuzuar se aktori i humorit dhe vëllai i tij binjak, Romeo Veshaj e kanë hequr padrejtësisht nga puna dhe se nuk e kanë paguar. Por nga ana tjetër Donaldi pretendon se nuk ishte korrekte në punë.
Beniada është shprehur se ky debat i është dukur si një koalicion kundër tij. Donaldi ia kthen duke thënë se nuk është një koalicion njerëzish po hienash. Monika e këshilloi që të tregohet më i kujdesshëm në fjalët që thotë dhe se të përpiqet ta mbyllë këtë diskutim.
Ajo debatoi gjithashtu me Einxhel për këtë histori duke i thënë se është munduar të lërë një damkë te Donaldi. /abcnews.al