Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Chelsea i falet mbrojtjes, fitore me vështirësi ndaj Plymouth

schedule16:12 - 5 Shkurt, 2022

schedule 16:12 - 5 Shkurt, 2022

Chelsea ka rrezikuar shumë në ndeshjen e sotme ndaj ekipit të Plymouth e cila luan në ligën e parë angleze.

Blutë e Londrës kanë fituar me rezultatin e ngushtë 2-1. Gillesphey shtangi kampionët e Evropoës në minutën e 8-të duke kaluar ekipin e tij në avantazh. Në minutën e 41-të ishte Azpilicueta i cili barazon rezultatin dhe për të dërguar ekipet në dhomat e zhveshjes me një barazim.

45 minutat e dyta ishin me raste por pa gola, duke dërguar ndeshjen në extra time. Në minutën 107-të Chelsea arriti të kalonte në avantazh me anë të Marco Alonso.

Festa e Chelsea për pak ndaloi pasi në minutën e 117-të, Plymouth merr një 11-të metërsh por të cilin nuk e realizon në gol.

Chelsea tani kalon në fazën tjetër të FA CUP./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!