Abissnet Superiore vazhdon garën dhe sot nis faza e tretë, me duele mjaft interesante. Gjysmën e dytë të kampionatit e hap sfida Kastrioti-Dinamo.
Blutë i kanë fituar dy ndeshjet e para me krutanët dhe duan të përsërisin veten, por nuk do të jetë e lehtë. Kastrioti kërkon me çdo kusht tre pikët, për të shpresuar në qëndrimin në elitë.
Në orën 16:45 zhvillohen dy ndeshje të tjera. Tirana kryesuese e kampionatit ka mundësinë të vërë në presion ndjekësit dhe për këtë i mjafton të mundë Skënderbeun.
Takimi tjetër që luhet sot është mes Teutës e Partizanit, skuadra që do mundohen të mos humbin “pamjen” me skuadrat e zonës euro. Tre pikët bëjnë punë, barazimi vetëm sa i frenon të dyja skuadrat. / abcnews.al