“Non grata” bashkë me familjen, Berisha për pasurinë e fëmijëve: S’janë të varfër, asnjë qindarkë të paligjshme

schedule22:46 - 3 Shkurt, 2022

schedule 22:46 - 3 Shkurt, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur “non grata” bashkë me familjen. Përmes studios së emisionit “Log” në Abc ai ka sqaruar akuzat në lidhje me pasurinë e fëmijëve të tij dhe bizneset që posedojnë. Berisha sqaroi se ata nuk janë të varfër por theksoi se sipas tij nuk kanë marrë kurrë asnjë qindarkë të paligjshme nga shteti.

“Fëmijët e mi nuk janë të varfër, në një kuptim relativisht. Çdo gjë e kontrolluar çdo muaj nga Rama. Nga të gjitha institucionet, tatimet, larja e taksave dhe s’kanë gjetur kurrë dhe s’kanë për të gjetur kurrë asgjë ilegjitime tek ata. A kanë të drejtë fëmijët e mi të bëjnë biznes? Toka që thua ti ka qenë e përcaktuar nga Fatos Nano dhe jo nga babai. Aty kanë qenë 800 hektarë nëse këto kanë pasur hektarë të blerë privat me privat.  Nuk i bleu shteti ato, ato i bleu privati  te privati. Gjithçka, transaksion midis privatëve. Nëse fëmijët e mi kanë përfituar ndonjë qindarkë në marrëdhënie me sektorin publik me sektorin qeveritar me shtetin ajo është e paligjshme. Nëse kanë fituar një qindarkë nga nën kontraktorë të shtetit e paligjshme, s’ka ndodhur dhe as nuk ka për të ndodhur kurrë”.

I pyetur se përse e quan të besueshëm raportin e DASH për krimin në vend dhe jo të vërteta akuzat për korrupsion që i bëhen vetë Berishës, ish-kryeministri theksoi se në rastin e dytë sipas tij nuk kanë asnjë dokument.

“Sepse aty ka njëmijë fakte kurse për këtë deklaratë s’ka një dokument të vetëm mbi tokë. S’ka luftuar njeri më me sukses se Berisha korrupsionin dhe kjo me dokumenta të SHBA. Në 2005-2011 vendosëm sistemin one shop stop për biznesin… Çfarë ndodhi, u bë konferenca e donatorëve, zonja Kim u zotua për një akademi  transparence. Kush e ka bërë , di ndonjë rezultat? S’e kam dëgjuar ndonjëherë këtë akademi”.

Në njoftimin e  bërë në faqen zyrtare të DASH thuhej se ky vendim ndaj Berishës vjen pasi në funksionin e tij si kryeministër i Shqipërisë, është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve. SHBA akuzoi Berishën ka përdorur retorikën e tij për të mbrojtur veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politik nga hetimet e pavarura antikorrupsion dhe masave llogaridhënëse.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!