Rama në panairin e Klik Ekspo Group

schedule20:07 - 23 Nëntor, 2017

schedule 20:07 - 23 Nëntor, 2017

Kryeministri Rama mori pjesë në çeljen e edicionit të 24-t të Panairit Ndërkombëtar Klik Ekspo Group, ku theksoi se prania e mbi 260 markave të ndryshme nga 24 shtete të botës, tregojnë interesin ndaj një ekonomie dhe tregu të shëndetshëm.

Si ka ndryshuar Shqipëria dhe bashkë me të ekonomia e vendit, sipas Edi Ramës, e tregon vetë historia 24 vjeçare panirit ndërkombëtar Klik Ekspo Group.
Në edicionin e këtij viti të panairit, përveç mbi 150 kompanive shqiptare, përfaqësohen 24 shtete të ndryshme, nga SHBA te Kina, përmes 263 markave ndërkombëtare. Kjo sipas Kryeministrit, tregon shëndetin që gëzon tregu dhe ekonomia vendase.

Në fund të fjalës së tij, mori edhe një nderim që e vuri në vështirësi.
Kryeministri e ndau këtë vlerësim me ministren për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, duke u rikujtuar bizneseve se kanë një avokate në ekipin e tij qeveritar./abcnews.al

 

https://youtu.be/HYA7Vgv4ijs

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!